Operohet talenti i Real Madridit

  • 01 November 2017 - 14:55
Operohet talenti i Real Madridit

Real Madrid ka njoftuar se portieri Luca Zidane i është nënshtruar një operacioni në shpatull.

Luca, i cili është djali i trajnerit të Realit, Zinedine Zidane, është operuar në Lion të Francës pasi kishte pësuar një thyerje në shpatullën e djathtë.

Në një komunikatë për media, Real Madridi ka thënë: “Luca Zidane është operuar për një thyerje në shpatullën e djathtë. Oepracioni është kryer në Spitalin Jean Marmoz nga doktori Gilles Walch, nën mbikëqyrjen e Shërbimit Mjekesor të Real Madridit”. 

Image

 

(Kosova Sot)