Formacionet e mundshme: Napoli – Manchester City, kërkohet hakmarrje nga italianët

  • 01 November 2017 - 15:32
Formacionet e mundshme: Napoli – Manchester City, kërkohet hakmarrje nga italianët

Napoli e ka trenin e fundit që të futet në garë për ta kaluar grupin dhe përballë e ka njërën prej skuadrave më të mira të momentit, Manchester Cityn.

Ndeshja e parë e zhvilluar në mes të këtyre skuadrave prodhoi rezultatin 2-1 në të mirë të qytetarëve.

Por Pep Guardiola pas ndeshjes kishte thënë që asnjëherë nuk është takuar me një skuadër të fortë si Napoli.

E Napoli duhet ta mposht kësaj radhe Cityn që të futet në garë për vendin e dytë, pasi pas tre ndeshjeve ka vetëm tri pikë.

Maurizio Sarri për këtë ndeshje pritet të luajë me formacionin më të fortë.

Në sulm do të jetë treshja Callejon, Mertens, Insigne, ndërsa Hysaj do të kthehet nga minuta e parë.

Në anën tjetër edhe Guardiola nuk do të kursehet për këtë ndeshje me Sane, Jesus e Silva në sulm. 

Napoli: Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Ghoulam; Allan, Diawara, Hamsík; Callejon, Mertens, Insigne.

Man. City: Ederson; Walker, Stones, Otamendi, Delph; De Bruyne, Fernandinho, David Silva; Bernardo Silva, Jesus, Sane.

(Kosova Sot)