Barcelona i humb 2 lojtarë për ndeshjet e nëntorit shkaku i lëndimeve

  • 01 November 2017 - 15:50
Barcelona i humb 2 lojtarë për ndeshjet e nëntorit shkaku i lëndimeve

Shërbimi mjekësor i Barcelonës ka konfirmuar se Sergi Roberto dhe Andre Gomes do të mungojnë me javë të tëra shkaku i dëmtimeve.

Kësisoj, ata do t’i humbasin ndeshjet e Barcelonës gjatë muajit nëntor. 

Testet mjekësore konfirmojnë se Sergi Roberto do të mungojë pesë javë. Roberto u lëndua gjatë ndeshjes kundër Olympiacos të martën mbrëma. Ai ka pësuar një çarje në muskulin e parmë të këmbës së djathtë. Atij do t’i duhen pesë javë për t’u rikuperuar.

Në anën tjetër, Andre Gomes, i cili u fut si zëvendësues i Denis Suarez në minutën 75-t po ashtu kundër Olympiacosit, ka pësuar dëmtim në muskulin dykrerësh në ijën e djathtë. Atij do t’i duhen tri deri në katër javë për t’u rikuperuar.

(Kosova Sot)