< Chelsea nuk e dëshiron mesfushorin e Barcelonës - Sport - Kosova Sot
Chelsea nuk e dėshiron mesfushorin e Barcelonės

Chelsea nuk e dėshiron mesfushorin e Barcelonės

Barcelona është duke kërkuar një blerës për njërin prej mesfushorëve të vet të dështuar.

Përkundër raportimeve se Chelsea mund të jetë destinacion i radhës i Andre Gomes, klubi londinez nuk ka asnjë plan ta transferojë portugezin. 

Barcelona e bleu Gomesin veren e vitit 2016 për 35 milionë euro, por tani dëshiron të largojë pasi mesfushori nuk ka bindur.

Megjithatë, Chelsea, Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain, që të gjitha e kanë mohuar se janë të interesuara për të.

Klubi i vetëm i madh evropian që ka shprehur interesim për të është Juventus. 

(Kosova Sot)

15 orë e 3 minuta më parë