Tottenham – Real Madrid: Formacioni më i miri kombinuar, pa Dele Allin dhe me mesfushorët e mbretërve (Foto)

  • 01 November 2017 - 16:00
Tottenham – Real Madrid: Formacioni më i miri kombinuar, pa Dele Allin dhe me mesfushorët e mbretërve (Foto)

Tottenhami sot do të mirëpres Real Madridin e Zinedine Zidanes në Wembley në kuadër të Ligës së Kampionëve. 

Ndeshja e parë e zhvilluar para dy javësh ishte mbyllur me barazim 1-1.

Sot gjigantët spanjoll do të përballen me skuadrën që i ka sfiduar me të vërtet në grupin H.

Të dy klubet kanë lojtarë të nivelit botëror dhe një formacion i përbashkët do ta shëndrrote këtë ekip në ekip ëndrrash.

Më poshtë mund ta shikoni se si do të dukej një formacion i kombinuar.

Portier

Një prej vendimeve më të lehta do të ishte se kush do të ishte në portë.

Real Madridi ka për portier Kiko Casillan dhe Keylor Navasin, ndërsa pa dyshim më i mirë është Hugo Lloris.

Francezi ka treguar formë të rrallë këtë edicion.

 

Mbrojtja

Ndeshja në Wembley, mund të jetë edhe një përballje mes mbrojtjeve.

Në krahë më të mirët janë Aurier e Marcelo, ndërsa qendra e mbrojtjes i besohet Alderweireld dhe Ramos.

Mesfusha 

Nëse flet për më të mirët e planetit, atëherë duhet të zgjedhësh më të mirët.

Para mbrojtjes do të ishte Casemiro, i përkrahur nga Modric dhe Kroos.

 

Sulmi

Këtu punët janë shumë të vështira. Pa dyshim që një vend është i sigurt për Cristiano Ronaldon. Në qendër Harry Kane.

Nuk ka vend për Christian Eriksenin ose Dele Alli, pasi Isco e meriton një vend në formacion. 

(Kosova Sot)