​Schweinsteiger hero brenda edhe jashtë fushës

  • 01 November 2017 - 17:00
​Schweinsteiger hero brenda edhe jashtë fushës

Mesfushori gjerman, Bastian Schweinsteiger ka treguar edhe anën e tij humane, duke ndihmuar një çiklist në Çikago

Ylli i futbollit gjerman, Bastian Shvajnshtajger,i cili është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka nënshkruar me skuadrën e Chicago Fire, është kthyer edhe në një hero për qytetin e Çikagos.

Teksa ka qenë duke ecur në rrugët e qytetit së bashku me bashkëshorten e tij, Ana Ivanoviç, ai ka arritur të shpëtojë një çiklist, i cili ka qenë duke rënë nga biçikleta e tij.

Edhe pse nuk kanë pasur një kontakt të gjatë me njëri-tjetrin, çiklistit nuk u ka besuar syve teksa ka parë se ai i cili e shpëtoi ishte Bastian Schweinsteiger, kampioni i botës në vitin 2014 me Kombëtaren e Gjermanisë. 

(Kosova Sot)