Nadal si askush më parë, bëhet tenisti më i vjetër që përfundon vitin si i pari në renditjen e ATP-së (Video)

  • 01 November 2017 - 17:20
Nadal si askush më parë, bëhet tenisti më i vjetër që përfundon vitin si i pari në renditjen e ATP-së (Video)

Rafael Nadal ka arritur edhe një sukses në rrafshin ndërkombëtar të tenisit.

Tenisti spanjoll ka triumfuar në kuadër të turneut Paris Masters kundër koreano-jugorit, Hyeon Chung në sa je të rezultatit 2-0, në sete 7:5 dhe 6:3.

Kjo ka bërë që Nadal të bëhet tenisti më i vjetër që përfundon si i pari në renditjen botërore të tabelës ATP.

Nadal do të përfundojë vitin në vendin e parë në moshën 31-vjeçare dhe kjo do të jetë hera e katërt në karrierë që vitin e përmbyll si i pari.

“Një vit më parë, sigurisht që kurrë nuk kam ëndërruar të jem përsëri në numër 1 në botë. Kjo do të thotë shumë për mua. Por, ende nuk ka mbaruar sezoni”, pohoi Nadal pas ndeshjes me Chung.

Kujtojmë se edhe në tre vjet të tjera ka përfunduar si lider i renditjes tabelore, përkatësisht gjatë 2008, 2010 dhe 2013.

Ndryshe, deri në fund të vitit 2017 do ta shohim edhe në së paku tre turne botëror spanjollin.

(Kosova Sot)