Policia serbe ndalon tre tifozë shqiptarë, iu gjet një dron në bagazhin e veturës

  • 01 November 2017 - 18:38
Policia serbe ndalon tre tifozë shqiptarë, iu gjet një dron në bagazhin e veturës

Partizani i Beogradit dhe Skënderbeu do të takohen nesër në kuadër të ndeshjes kthyese të Ligës së Evropës.

Disa tifozë shqiptarë kanë marrë rrugën për në kryeqytetit serb, ku pritej të ishin në shkallët e stadiumit “Partizan Arena”.

Por, policia dhe doganierët serbë kanë penguar tre shqiptarë të kalojnë pikën kufitare të Preshevës, “Dheu i Bardhë”

Pika kufitare e “Dheut e Bardhë” në Preshevë

Image

 

E gjithë kjo pasi që në veturën me të cilën udhëtonin tifozët u gjet një dron, raporton gazeta “Vecernje Novosti”.

Siç pohohet, ata nuk e kishin dokumentacionin e nevojshëm për bartjen e dronit, i cili është gjetur në bagazhin e veturës dhe nuk ishte deklaruar në pikën doganore.

Megjithëse, shtetasit shqiptarë pohuan se po udhëtonin për çështje biznesore në Beograd, policia nuk u besoi dhe u konfiskoi dronin.

Ndryshe, droni që barte flamurin e “Shqipërisë Natyrale” kishte valuar në të njëjtin stadium në vitin 2015, kur u takuan kombëtarja shqiptare dhe e Serbisë.

(Kosova Sot)