Tottenhami ndëshkon Realin (Video)

  • 01 November 2017 - 21:46
Tottenhami ndëshkon Realin (Video)

Tottenham Hotspur ka kaluar në epërsi kundër Real Madridit, në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Pas përpjekjeve të të dyja palëve për të shënuar, ishte skuadra nikoqire ajo që e zhbllokoi rezultatin.

Kieran Trippier pranoi një top dhe harkoi në zonë te Dele Alli, i cili e dërgoi topin në rrjetë (27’).

 

Edhe pse pati një moment të dyshimtë për pozitë jashtë loje, gjyqtari e pranoi golin.

Menjëherë pas, Los Blancos patën mundësi që ta barazonin rezultatin, mirëpo nuk ishin efektiv para portës. 

(Kosova Sot)