Koha për vendorët

  • 02 November 2017 - 09:08
Koha për vendorët

S i rrallëherë, në këtë edicion shumë skuadra po luajnë me lojtarë vendorë. Disa klube nuk kanë mundur të përforcohen me basketbollistë të huaj, duke bërë që t'iu besohet vendorëve. Por, basketbollistët vendorë kanë dëshmuar se kur kanë më shumë minuta në parket, mund të shfaqin potencialin e tyre dhe premtojnë shumë për të ardhmen. Shumë lojtarë të rinj kanë 'përfituar' nga kriza e klubeve, pasi luajnë më shumë. Kampionia Sigal Prishtina lojën e saj po e bazon në basketbollistë vendorë, ashtu si edhe Bashkimi, kurse Peja nuk ka asnjë lojtarë të huaj për shkak të krizës, derisa Trepça së fundi mori dy amerikanë, pasi nuk kishte bërë asnjë përforcim më parë. Edhe në klubet tjera lojtarët vendorë janë kyç në skuadrat e tyre. Borea e Kerasan Prishtina po ashtu luajnë vetëm me lojtarë vendorë.

Më shumë minuta për lojtarët vendorë

Trajneri i basketbollit, Blerim Krasniqi, është shprehur se lojtarët vendorë e meritojnë të luajnë më shumë dhe duhet t'iu besohet më shumë."Edhe më herët kam thënë se lojtarët vendorë e meritojnë të luajnë më shumë. Klubet nuk duhet të përforcohen më shumë se me dy lojtarë të huaj, njëri të jetë në parket dhe tjetri rezervë. Gjithsesi që lojtarët e huaj duhet të jenë shumë më të dalluar se vendorët, pasi ka shpenzime më të mëdha ndaj tyre, andaj klubet kur të angazhojnë basketbollistë të huaj, duhet që t'i zgjedhin mirë. Nuk ia vlen të marrësh lojtarë të huaj, që nuk më të mirë se vendorët. Me rregulloren e re të Federatës, lojtarët po kanë më shumë hapësirë dhe më shumë minuta në parket, dhe kjo është shumë e rëndësishme për basketbollin e Kosovës. Mendoj se lojtarët vendorë e meritojnë të luajnë më shumë dhe të dëshmojnë aftësitë e tyre, pasi me vite të tëra të tëra skuadrat nuk ju kanë besuar shumë dhe kryesisht lojën e kanë bazuar në basketbollistët e huaj, sidomos në garat përfundimtare, kur është vendosur për trofe", ka thënë Blerim Krasniqi për gazetën "Kosova Sot".

Të niset gjithçka nga zero

Ai ka shtuar se gjithçka duhet të nisë nga zero në mënyrë që basketbolli i Kosovës të kthehet sërish në nivele të larta."Basketbolli këtë edicion ka rënë shumë, si në cilësi, shikueshmëri dhe në të gjitha aspektet. Nuk është interesimi sikur më parë. Nuk ka derbi si më parë. Nuk ka rivalitet si më parë. Për këtë arsye mendoj se duhet të nis gjithç- ka nga zero, apo nga baza. Të ketë një strategji të mirëfilltë. T'iu besohet më shumë lojtarëve vendorë dhe si trajnerëve vendorë. Nga kjo do të përfitojnë edhe Përfaqësueset e Kosovës për grupmosha dhe jo gjithmonë të bazohemi në lojtarët e huaj. Jam i bindur se kur lojtarëve vendorë iu jepet më shumë hapësirë ata mund të dëshmojnë aftësitë e tyre. Kosova ka shumë potencial në basketboll, dhe vetëm duhet shfrytëzuar. Ka shumë lojtarë të talentuar, por duhet më shumë punë ndaj tyre dhe më shumë besim", përfundoi Blerim Krasniqi për gazetën "Kosova Sot".

(Kosova Sot)