​Letonia shfaq respekt të madh për Kosovën

  • 02 November 2017 - 09:54
​Letonia shfaq respekt të madh për Kosovën

Përzgjedhësi i Letonisë, Aleksandrs Starkovs, i vlerëson lart lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Ai e vlerëson edhe miqësoren që Letonia e luan ndaj Kosovës më 13 nëntor nga ora 19:30 në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë.

Në një intervistë për Koha Ditore, Starkovs ka treguar se si e ka impresionuar Bernard Berisha, kur kishte udhëtuar për të parë nga afër një ndeshje të kampionatit rus.

Kosova e Letonia përballen për herë të parë, ndërsa të dy përfaqësueset vijnë pas ciklit të pasuksesshëm eliminator për botërorin "Rusia 2018". Kosova përfundoi e fundit në grup, ndërsa Letonia e parafundit, duke lënë pas vetëm Andorrën.

Këto dy Kombëtare mund të përballen mes vete edhe në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s, sepse të dyja janë pjesë e Ligës D të garës që nis vjeshtën e vitit të ardhshëm. 

(Kosova Sot)