​Lineker tallet me Zidane dhe Benzema

  • 02 November 2017 - 10:00
​Lineker tallet me Zidane dhe Benzema

Gary Lineker ka vazhduar të merret me trajnerin Zinedine Zidane dhe sulmuesin Karim Benzema

Ish-sulmuesi i Barcelonës, tashmë gazetar në BT Sports, Gary Lineker është tallur me Zinedine Zidane dhe Karim Benzeman.

Anglezi më herët kishte thënë se Benzema nuk është sulmues i madh, çka kishte bërë që të reagonin edhe dyshja franceze.

Por, ai shfrytëzoi humbjen e mbrëmshme të Realit nga Tottenham, për t’u tallur me Zidane dhe Benzema.

“Dy gola të Alli për 2:0. Sigurisht që Zidane tashmë do të inkuadrojë Benzeman”, shkruan Lineker në Twitter.

Në fund Reali u mposht 3:1 nga Tottenham, ku golin e vetëm për spanjollët e shënoi sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo.

(Kosova Sot)