Goretzka përfundimisht nuk rinovon, shumë klube të mëdha pas tij

  • 02 November 2017 - 11:18
Goretzka përfundimisht nuk rinovon, shumë klube të mëdha pas tij

Schalke 04 edhe pse ka këmbëngulur deri më tani, nuk ka arritur ta bind për rinovim talentin Leon Goretzka.

Lojtari nuk e ka ndërmend të qëndrojë më në Bundesligë dhe kërkon një kampionat edhe më të fortë.

Për të janë vënë pas shumë klube të mëdha që e duan me Juvenusin që mbetet në krye të valles.

Por nuk mungojnë as ofertat nga Barcelona, Arsenali, Manchester United dhe Liverpooli.

Kontrata e tij me Schalken përfundon në fund të këtij edicioni dhe ai në verë largohet me parametrat zero, si lojtar i lirë.

Nëse drejtuesit e klubit gjerman nuk arrijnë ta bindin për kontratën e re, ata mund ta shesin që në janar për të fituar një shumë prej tij.

Nëse nuk shitet ai ka të drejtë të gjejë klub të ri që në janar, për të kaluar pastaj në verë.

Lojtari është pjesë e rëndësishme e Kombëtare gjermane. 

(Kosova Sot)