​Zbulohet befasia e tifozëve serbë për lojtarët e Skënderbeut

  • 02 November 2017 - 14:44
​Zbulohet befasia e tifozëve serbë për lojtarët e Skënderbeut

Ndeshja e sontme ndërmjet Partizait të Beogradit dhe Skënderbeut do të ketë një interesim të madh, për shkak të kaluarës së dy vendeve

Njërën nga tribunat e stadiumit tifozë të Partizanit po shpalosnin një banderolë gjigante, që do të përdoret sonte si pjesë e koreografisë para ndeshjes.

Bëhet fjalë për Car Llazarin, i cili nga serbët njihet si themeluesi i një Serbie të madhe dhe komandanti që u ka prirë ushtrive ballkanike në përballjen me Perandorinë Osmane, 627 vjet më parë, në atë që njihet si “Beteja e Kosovës”. Aty Car Llazari mbeti i vrarë.

“Pagëzimi, mallkimi dhe betimi janë të shenjta”, shkruhet në parullë. 

(Kosova Sot)