​Bayern me vendim të papritur për Vidal, mesazh Interit

  • 02 November 2017 - 14:54
​Bayern me vendim të papritur për Vidal, mesazh Interit

Bayern Munich nuk do të shes mesfushorin Arturo Vidal në Inter gjatë afatit kalimtar të janarit

Drejtori Sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic i ka mbyll derën Interit për një transferim të mundshëm të Arturo Vidal.

Prej kohësh Inter ka qenë i interesuar për lojtarin kilian, por dështoi ta transferonte në afatin kalimtar të verës.

Kështu pritet të ndodh edhe gjatë janarit të vitit 2018, sepse Hasan Salihamidzic për Bild ka thënë se Vidal mbetet një lojtar kyç për lojën e trajnerit Jupp Heynckes dhe kurrsesi nuk po mendojnë për shitjen e tij. 

(Kosova Sot)