Higuain përsëri jashtë listës së Argjentinës

  • 02 November 2017 - 16:10
Higuain përsëri jashtë listës së Argjentinës

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, është lënë jashtë listës së Argjentinës, ndërsa është ftuar Diego Perotti.

Prej ardhjes së Jorge Sampaolit në krye të Argjentinës, Higuain nuk është ftuar nga Argjentina, ndërsa do të jetë jashtë edhe për ndeshjet me Rusinë dhe Nigerinë.

Pipita ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asistim në katër ndeshjet e fundit, por kjo nuk mjafton për Sampaolin.

Paulo Dybala është në skuadër, ndërsa nga Serie A janë ftuar edhe Diego Perotti, Mauro Icardi dhe Papu Gomez.

Është kthyer Sergio Aguero dhe listës i prin kapiteni Lionel Messi. 

Skuadra e Argjentinës

 

Portierë: Sergio Romero [Manchester United], Nahuel Guzmán [UANL], Agustín Marchesin [America].

Mbrojtës: Javier Mascherano [Barcelona], Nicolas Otamendi [Manchester City], Federico Fazio [Roma], Gabriel Mercado [Sevilla], Germán Pezzella [Fiorentina], Emiliano Insua [VfB Stuttgart].

Mesfushorë: Ever Banega [Sevilla], Eduardo Salvio [Benfica], Marcos Acuna [Sporting CP], Matías Kranevitter [Zenit St Petersburg], Leandro Paredes [Zenit St Petersburg], Emiliano Rigoni [Zenit St Petersburg], Alejandro Gomez [Atalanta], Diego Perotti [Roma].

Sulmuss: Lionel Messi [Barcelona], Sergio Aguero [Manchester City], Mauro Icardi [Inter], Angel Di Maria [Paris Saint-Germain], Paulo Dybala [Juventus], Darío Benedetto [Boca Juniors], Cristian Pavon [Boca Juniors].

(Kosova Sot)