Mourinho ironizon me Realin pas humbjes nga Tottenhami

  • 02 November 2017 - 16:22
Mourinho ironizon me Realin pas humbjes nga Tottenhami

Se Man United është një skuadër për t’u mposhtur këtë sezon, Mourinho e lidh me faktin se Spursat nuk i shënuan asnjë gol atyre, ndërsa iu shënuan shtatë gola Liverpoolit dhe Realit.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho thotë se ka një skuadër të fortë e solide, duke marrë shembull humbjen e Real Madridit nga Tottenhami, skuadër të cilën e mposhti ditë më parë 1:0 në kuadër të Premierligës.

“Ata i mposhtën Liverpoolin dhe Real Madridin, por Tottenham nuk arriti të shënojë asnjë gol kundër Manchester United, kështu që mendoj se lojtarët e mi meritojnë lavdërime, meritojnë respekt”, tha Mourinho.

Brenda një periudhe të shkurtër, Tottenham i mposhti 4:1 dhe 3:1 Liverpoolin, respektivisht Real Madridin. 

(Kosova Sot)