Filipe Luis rikthehet te Atletico

  • 28 July 2015 - 19:28
Filipe Luis rikthehet te Atletico

Tashmë është zyrtare Filipe Luis rikthehet në shtëpi. Atletico e Madridit bëri të ditur se ka arritur marrëveshjen me Chelsea-in për transferimin në Vicente Calderon të mbrojtësit brazilian. Përfundoi pas vetëm 1 sezoni aventura e 29-vjecari me fanellën e Chelsea-it, me Filipe Luis që tashmë do të vihet sërish nën urdhrat e Diego Pablo Simeones. Futbollisti i përfaqësues braziliane ka firmosur me Atleticon një kontratë 4-vjecare, ndërkohë që me një postim në rrjetin social Twitter Filipe Luis shprehu gjithë gëzimin e tij që është një një lojtar i Los Colchoneros: ” I lumtur, i kënaqur për rikthimin në shtëpi, i kënaqur që do të jem sërish futbollist i Atleticos, shkruan 29-vjecari në Twitter.

Mbrojtësi i majtë shpreson që ta mbyllë karrierën në Vicente Calderon. Kartoni i Filipe Luis i kushtoi Atleticos 16 milionë Euro, 4 milionë më pak sesa pagoi Chelsea një vit më parë për ta transferuar atë në Stamford Bridge. Filipe Luis bëhet kështu blerja e 5-të e Atleticos së Madridit në këtë merkato vere pas Luciano Viettos, Jackson Martinez, Yannick Ferreira Carrascos, dhe mbrojtësit malazez Stefan Savic.