Rama ndërmerr masa të rrepta për Shqipëri-Serbi, ja si mund të blihen biletat

  • 28 July 2015 - 20:26
Rama ndërmerr masa të rrepta për Shqipëri-Serbi, ja si mund të blihen biletat

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme në Kryeministri për ndeshjen Shqipëri – Serbi, kryeministri Edi Rama sëbashku me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri,  kreun e FSHF-së Armando Duka dhe Kryetarin e Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi kanë rënë dakord për të vendosur  masa të strikte në lidhje me këtë sfidë.

Kombëtarja Shqiptare do të përballet me 8 tetor të këtij viti në “Loro Boriçi” në Shkodër me përfaqësuesen e Serbisë.

Për të shmangur çdo incident të mundshëm, Kryeministri Rama, ka bërë të ditur që policia shqiptare do të ndërmarrë masa të rrepta para kësaj sfide për të shmangur çdo problem të mundshëm, si në  “natën e Beogradit”.

Masat e ndërmarra:

Çdo tifoz do të ketë mundësinë ta blejë biletën me anë të një mjeti identifikimi si, pasaportë apo kartë identiteti.

Në këtë mënyre do të bëhet dhe identifikimi dhe ndalimi i personave me precedentë penale./Panorama Sport