Drogba lojtar i Montreal

  • 28 July 2015 - 21:19
Drogba lojtar i Montreal

Legjenda e Chelseas, Didier Drogba është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është transferuar te skuadra e njohur kanadeze, Montreal Impact.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i ri i 37-vjeçarit, ndërsa Presidenti i këtij klubi u shpreh jashtëzakonisht i lumtur me transferimin e Drogbas.

“Është një nder për të mirëpritur Didier Drogban në klub”, deklaroi Presidenti i klubit, Joey Saputo për faqen zyrtare të klubit.

“Nga biseda e parë që pata me të, ndjeva se ai me të vërtetë dontë të luante në Montreal. Kjo është një nga ditët më të mëdha në historinë e klubit dhe ardhja e tij në klub do të jetë e dobishme në çdo aspekt”.

Gjatë kohës sa ishte pjesë e Chelseas, Drogba kishte arritur të fitonte shumë trofe me klubin londez, në mesin e të cilëve edhe Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve.