Messi i vetëm sa shtatë super-sulmuesit e La Ligas

  • 06 November 2017 - 17:41
Messi i vetëm sa shtatë super-sulmuesit e La Ligas

Leo Messi e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri me Barcelonën në La Liga

Barcelona kryeson kampionatin në La Liga me 31 pikë, tetë më shumë se sa kampioni Real Madrid në vendin e tretë.

Ky sukses i Barcelonës është edhe fal paraqitjeve fantastike të Leo Messit, i cili në 12 ndeshje ka shënuar 12 gola, duke qenë më i miri në La Liga.

Ai është larg më i mirë se sa sulmuesit tjerë këtë sezon, madje i vetëm është më i mirë se sa shtatë super-sulmues të skuadrave spanjolle.

Treshja e Real Madridit, Ronaldo 1, Bale 2 dhe Benzema 1 këtë sezon kanë shënuar vetëm katër gola. Dyshja e Atletico Madridit, Griezmann 2 dhe Gameiro 1 kanë shënua tre gola.

Luis Suarez ka shënuar 3 gola, ndërsa Ben Yedder 2 gola, ku në total të shtatë sulmuesit kanë shënuar 12 gola, aq sa ka Messi i vetëm.

Nëse Messi vazhdon me këtë ritëm, atëherë padyshim që në fund do të jetë fitues i Pichichit në Spanjë dhe një nga kandidatët për Këpucën e Artë në Evropë.

(Kosova Sot)