Matthaus këshillon Bayernin: Transferojeni Pulisicin

  • 06 November 2017 - 19:27
Matthaus këshillon Bayernin: Transferojeni Pulisicin

Legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus beson se Bayern Munich duhet ta mbajë një talent të rrallë si Christian Pulisic në Gjermani duke e transferuar atë.

Mesfushori me tipare sulmuese i Borussia Dortmund ka qenë i lidhur me Liverpoolin dhe Real Madridit këtë sezon, pasi reputacioni i tij është në rritje.

Megjithatë, legjenda Matthaus beson se ish-klubi i tij, Bayerni, duhet të nënshkruajë me ylli amerikan.

Matthaus e sheh Pulisicin si zëvendësues të përkryer të francezit Franck Ribery për atë dëshiron që Bavarezët ta fitojnë garën për nënshkrimin e tij.

“Nëse Bayerni përfundimisht duhet të gjejë një zëvendësues për (Arjen) Robben dhe Ribery, ata duhet t’i shtrijnë interesimin në Pulisic”, ka thënë fituesi i Kupës së Botës.

Në humbjen ndaj Bayernit, Pulisic ishte lojtari i jashtëzakonshëm i BVB-së, me trajnerin Peter Bosz, i cili e lavdëroi.

“Ai ishte njeriu ynë më i mirë, luajti shumë mirë dhe luftoi deri në fund”, deklaroi trajneri i Dortmundit.

Ndryshe, Pulisic është i lidhur me Dortmundit deri në vitin 2020, teksa çmimi i tij besohet të sillet rreth 40-50 milionë euro. 

(Kosova Sot)