Totti dhe Buffon me mesazhe emocionuese për Pirlon

  • 06 November 2017 - 21:01
Totti dhe Buffon me mesazhe emocionuese për Pirlon

Andrea Pirlo sot edhe zyrtarisht ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli aktiv

Mesfushori italian, Andrea Pirlo edhe zyrtarisht ka njoftuar se tashmë ka luajtur ndeshjen e tij të fundit si futbollist.

Pirlo u pensionua në moshën 38 vjeçare në New York City, ndërsa më herët kishte luajtur edhe për Inter, Milan dhe Juventus.

Pas pensionimit, Francesco Totti dhe Gianluigi Buffon i kanë dhënë lamtumirën ish-bashkëlojtarit me nga një mesazh empcionues.

“Kushdo që ka luajtur me Pirlon e ka kuptuar kuptimin e fjalës ‘unik’. Kampion që ka alternuar klasin, elegancën dhe përulësinë”, ka shkruar Buffon.

Ndërsa Totti shkruan: “Ka qenë nder të luaj me ju dhe kundër jush, një kampion me shumë klas”.

(Kosova Sot)