Balotelli: Pirlo është fenomen unik dhe i papërsëritshëm, mund të luante edhe 10 vite (Foto)

  • 06 November 2017 - 22:11
Balotelli: Pirlo është fenomen unik dhe i papërsëritshëm, mund të luante edhe 10 vite (Foto)

Mario Balotelli ka foluar pas pensionimit të Andrea Pirlos, duke shtuar se ish-mesfushori i Italisë mund të kishte luajtur për 10 vite tjera.

38-vjeçari Pirlo konfirmoi pensionin e tij pasi klubi i tij i fundit, New York City FC, u eliminua nga ‘Play-offi” mbrëmë (e diel) në MLS.

Mesfushori italian në karrierën e tij ka luajtur për skuadra të mëdha si Milanin dhe Juventusin, teksa ishte gjithashtu pjesë e skuadrës italiane që fitoi Kupën e Botës 2006.

Pas njoftimit për pension, shumë emra të njohur të futbollit dhanë mendime rreth largimit të Pirlos nga futbolli.

I fundit është sulmuesi problematik italian, Balotelli, i cili ka dhënë një koment epik duke thënë se Pirlo mund të luante edhe 10 vite tjera.

“Fenomen, unik, i papërsëritshëm”, ka shkruar fillimisht ish-shoku i tij i ekipit kombëtar, Balotelli, në llogarinë e tij zyrtare Instagram.

Pirlo dhe Balotelli kanë qenë shok të mirë te kombëtarja e Italisë

“Kam pasur nderin të luaj me ju, faleminderit për gjithçka Andrea”.

“Për mua, mund të kishit luajtur për 10 vjet të tjerë”, ka përfunduar shkrimin e tij Balotelli.

(Kosova Sot)