Mirel Josa: Për në është historike. Agjë nuk ka mbaruar

  • 28 July 2015 - 21:59
Mirel Josa: Për në është historike. Agjë nuk ka mbaruar

Mirel Josa nuk është ndër ata trajnerë që fluturon pas një suksesi të tillë, por di të qëndrojë me këmbë në tokë dhe kjo sigurisht është ajo që e bën të ndryshëm dhe fitues. Tekniku i korcarëve pas fitores 2-0 me Milsamin kërkoi nga skuadra të ruhet nga euforia ndërsa përgëzoi futbollistët pët suksesin e arritur duke e cilësuar atë si fitoren e tyre.

“Na duket më shumë perfekte se fituam jashtë 2-0. Nuk pësuam dhe shënuam dy herë. Thashë që loja e Milsamit do të luhet dhe 90 mintua të tjera. Për mua asgjë nuk ka mbaruar, dua të mbaj lojtarët me këmbë në tokë. Kam provuar rezultate të tilla dhe e di sa vështirësi kemi pasur me të tilla rezultate, në të kaluarën. Për ne është historike, dhe këtë duhet të mendojnë lojtarët tonë. Në mënyrë që të shkojmë më tej sa i përket kualifikimit të Europa League”.

Hamdi Salihi ishte heroi i kësaj ndeshje me dy golat e tij dhe për Josën shkodrani është një ndër ata lojtarë që flet me gjuhën e golit.

“Salihi është një lojtar që e ka treguar veten gjithmonë, kështu që nuk kam cfarë të shtoj unë për Salihin. Të gjithë i njohin vlerat e tij, edhe pse erdhi në një gjëndje  jo të mirë fizike ai si  një profesionist i vërtetë arriti formën optimale në një kohë shumë të shkrurtër dhe arriti të na ndihmonte me golat e tij”.

Për vetë Salihin skuadra ëshë në drejtimin e duhur dhe duhet të luajë në këtë mënyrë dhe 90 minuta të tjera për të prekur historinë.

“Më vjen mirë që jemi në rrugë të mbarë. E kam thënë që ditën e parë që ka ardhur këtu ky ekip i kam mundësitë të shkruajë historinë dhe të sigurojë kualifikimin në Grupet e Champions League ose Europa League. Jemi në rrugën e duhur por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë pasi kemi edhe 90 minuta dhe duhet ti kalojmë me sukses”.

Bledi Shkëmbi dhe njëherë tjetër e shfaqi veten si një kapiten të vërtetë teksa përvec karakterit të shfaqur në fushë lejoi dhe Salihin të ekzektuojë 11-metërshin duke vënë skuadrën përpara cdo gjëje.

“Unë jam mësuar të jap asiste dhe këtë punën e penalltisë po e quaj asist. Nuk e kam aspak problem që nuk e gjuajta unë penalltinë, më bëhet qejfi për Salihin ai i meriton ti gjuajë gjithmonë penalltitë, pasi është një lojtar fantastik”.

Takimin e kthimit me Milsamin, Skënderbeu do ta luajë në Elbasan Arena me datë 5 Gusht.