Schusterit i pëlqen fytyra e Ronaldos kur portugezi nuk shënon gol

  • 07 November 2017 - 11:30
Schusterit i pëlqen fytyra e Ronaldos kur portugezi nuk shënon gol

Bernd Schuster, ish-trajner i Realit të Madridit, ka deklaruar se i pëlqen shumë të shohë fytyrën e Cristiano Ronaldos kur nuk shënon.

Portugezi ka shënuar vetëm një gol në kampionatin spanjoll deri tani dhe në ndeshjen e fundit kundër Las Palmas u duk shumë i mërzitur pasi dha një asist për Iscon në golin e tretë.

 “Aktualisht po shënojnë mesfushorët, Casemiro apo Isco, por do të kthehen golat e sulmuesve. E rëndësishme është që skuadra të fitojë, jo se kush shënon”.

Momentin jo të mirë të Realit, tekniku gjerman e shpjegoi kështu: “Reali tani është i lodhur. Ka luajtur dy Superkupa, kanë qenë ndeshjet e kombëtareve dhe periudha e dobët i rastisi tani”.

“Mendoj se largimi i Moratës i bëri keq Realit dhe do e ndjejë mungesën e tij. Plus që ka Bale të dëmtuar”.

Portugezi është lojtari i dytë me më së shumti gjuajtje drejt portës kundërshtare, 48 gjuajte.

Më shumë se ylli i Real Madridit ka gjuajtur vetëm Lionel Messi, 68 herë. Por, kujtojmë se anësori i Barcelonës ka shënuar 12 gola këtë sezon në kampionatin elitar spanjoll. 

(Kosova Sot)