Interi nuk heq dorë nga ylli i PSG-së

  • 07 November 2017 - 11:59
Interi nuk heq dorë nga ylli i PSG-së

Inter vazhdon të shfaqë interesim për mesfushorin e Paris Saint-Germain.

Raportohet se “Zikaltrit” e dëshirojnë argjentinasit Javier Pastore dhe një marrëveshje e mundshëm mund ta përfshijë edhe Joao Marion.

Skuadra e Spallettit ka nisur sezonin shumë mirë dhe përkundër Financial Fair Play, Inter mund të investojë edhe në afatin kalimtar të janarit.

Ramires pritet t’i bashkohet skuadrës si i huazuar nga Jiangsu Sunin, pasi dy klubet janë në pronësi të Sunin Group.

Corriere dello Sport raporton se këshilltari teknik, Walter Sabatini, dhe drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio janë të çmendur pas Pastores.

 (Kosova Sot)