< “Mourinho s’e ka gëzuar privilegjin e njëjtë si Pep Guardiola” - Sport - Kosova Sot
“Mourinho s’e ka gėzuar privilegjin e njėjtė si Pep Guardiola”

“Mourinho s’e ka gėzuar privilegjin e njėjtė si Pep Guardiola”

Ikona e Chelsea beson se Jose Mourinho nuk i gëzon privilegjet e njëjta te Manchester United si rivali i tij Pep Guardiola te Manchester City.

Ish-mbrojtësi i Chelsea Marcel Desailly thotë se tifozët duhet të kenë durim me Mourinhon, për të cilin beson se nuk e ka pasur lirin e njëjtë për të blerë lojtarë si Pep Guardiola.

Portugezi e fitoi EFL Cup dhe Evropa Ligën në sezonin e parë në “Old Trafford”, por forma e jashtëzakonshme e rivalit Manchester City e ka lënë Unitedin 8 pikë mbrapa në Premier Ligë.

“Duket se ai nuk e ka ekipin që ka dashur ta ketë, krahasuar me Pep Guardiolan, i cili e ka zgjedhur cdo lojtar që ka dashur ta ketë në skuadër dhe ta largojë nga skuadra. Mourinho është ende duke u marrë me disa lojtarë që nuk ka dashur t’i ketë në skuadër”, ka thënë ai.

 (Kosova Sot)

11 orë e 41 minuta më parë