Këta janë 4 trajnerët e mundshëm që mund ta marrin drejtimin e PSG-së
Edhe një emër i rëndësishëm i është shtuar listës së trajnerëve të mundshëm që Paris Saint-Germain është duke i konsideruar.
Klubi francez duket se do ta shkarkojë Unai Emeryn në fund të këtij sezoni, nëse ky i fundit nuk e fiton Ligën e Kampionëve, transmeton Express.
Jose Mourinho, momentalisht trajner i Manchester United, dhe ai i Chelsea, Antonio Conte, janë në mesin e emrave që lidhen me bankën e PSG-së, por Mundo Deportivo pohon sot se Massimiliano Allegri, i cili është në krye të Juventus, i është shtuar listës së fundmi.
Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, është opsion po ashtu.
PSG-ja e ka fituar ligën franceze katër herë në pesë sezonet e kaluara, por deri më tani nuk ka qenë në gjendje të ketë ndikim të vërtetë në Ligë të Kampionëve.
(Kosova Sot)