Prishtina u bën thirrje tifozëve për mbështetje për të siguruar kualifikimin historik

  • 07 November 2017 - 13:55
Prishtina u bën thirrje tifozëve për mbështetje për të siguruar kualifikimin historik

Klubi i basketbollit Prishtina do të kërkojë të fitojë sonte kundër klubit belg, Mons-Hainau, në kuadër të FIBA Europe Cup, për të siguruar kalimin në fazën e radhës, që do të ishte historik.

Zyrtarë e lojtarë të klubit i kanë ftuar tifozët t'i mbështesin në ndeshjen kundër ekipit belg Belfius Mons-Hainau.

Kjo ndeshje e fazës së grupeve të FIBA Europe Cup zhvillohet në Prishtinë dhe nis në orën 19:00.

Me fitore, kampionia e Kosovës do të siguronte kualifikimin në fazën tjetër të garave, që është edhe synim i moçëm. Në dy stinorët e kaluar nuk ia ka dalë.

Pas katër ndeshjeve, Prishtina ka tri fitore e një humbje. Fushatën e nisi pikërisht me fitore ndaj Belfius Mons-Hainaut në Belgjikë.

(Kosova Sot)