Adnan Januzajt ia huqin mbiemrin në SHBA (Foto)

  • 28 July 2015 - 22:49
Adnan Januzajt ia huqin mbiemrin në SHBA (Foto)

E pabesueshme, por e vërtetë. Një gazetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ia ka huqur komplet mbiemrit të Adnan Januzajt.

Talenti kosovar i Manchester Unitedit, që shënoi golin e tretë në fitoren 3:1 ndaj Barcelonës, në miqësoren e zhvilluar dit ëmë parë në SHBA, është bërë pjesë e gazetave në Amerikë.

Mirëpo, njëra nga to, ia ka huqur mbiemrit të Adnanit, duke e shkruar nga Januzaj në Jacuzzi, transmeton GazetaOlle.com.

Fotoja e postuar më poshtë, e dëshmon gjithë këtë gafë, e cila ndodhet në rreshtin e fundit të artikullit.