Januzaj pas golit: Kam ende shumë për të ofruar

  • 07 November 2017 - 16:13
Januzaj pas golit: Kam ende shumë për të ofruar

Adnan Januzaj beson se ka ende shumë për të ofruar pas golit të parë me Real Sociedadin.

Anësori shqiptar i shënoi gol Eibarit në La Liga, ndërsa klubi i tij fitoi me rezultat 3-1.

“Jam në një nivel të mirë, por kam ende shumë për të ofruar”, ka thënë Januzaj për uebin zyrtar të klubit.

“Gjëja më e rëndësishme të dielën ishin tre pikët kundër një skuadre të fortë, ndërsa në aspektin personal duhet të realizojë më shumë gola dhe asistime”, shtoi shqiptari.

Januzaj iu bashkua Sociedadit gjatë verës nga Manchester Unitedu për 11 milionë euro.

Ky ishte goli i parë i reprezentuesit të Përfaqësueses së Belgjikës në dy vitet e tre muajt e fundit në garat kampionale.

Sociedadi renditet në vendin e tetë, kurse golashënuesi më i miri i tyre është Mikel Ovarzabal. 

(Kosova Sot)