​Mourinho heq dorë nga De Gea për këtë lojtar të Realit

  • 07 November 2017 - 17:15
​Mourinho heq dorë nga De Gea për këtë lojtar të Realit

Jose Mourinho është i gatshëm që gjatë verës së ardhshme të shes portierin spanjoll, David de Gea

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho nuk është një fans i madh i David de Geas, të cilin është i gatshëm ta lërë të largohet në verën e vitit 2018.

Për spanjollin interesim të vazhdueshëm ka shprehur Real Madrid.

Këtë dëshirë Realit mund të ja plotësojë Mourinho, por, ai në shkëmbim të De Geas kërkon një lojtar të tyre.

Bëhet fjalë për mbrojtësin francez, Raphael Varane, të cilin e kishte transferuar portugezi në Real në vitin 2011, shkruan Don Balon.

Ky shkëmbim është vështirë i realizueshëm, sepse lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane dhe është zgjedhja e tij e parë në mbrojtje. 

(Kosova Sot)