< &#8203;United vendos për Pereiran - Sport - Kosova Sot
​United vendos pėr Pereiran

​United vendos pėr Pereiran

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho nuk do të kthejë në skuadër braziliani, Andreas Pereira

Skuadra spanjolle, Valencia është e kënaqur me punën që po bën Andreas Pereira, i cili është i huazuar për një sezon nga Manchester United.

Sipas Superdeporte, drejtuesit e skuadrës angleze nuk presin që Unitedi të kërkojë kthimin e lojtarit në janar.

Ata e kanë këtë mundësi, por Jose Mourinho beson se më e mira për lojtarin do të ishte qëndrimi deri në fund të këtij sezoni, pavarësisht se kanë nevojë për shërbimet e tij, pas lëndimeve të shumta. 

(Kosova Sot)

15 orë e 55 minuta më parë