Doktori i Barcelonës tregon nëse Dembele luan kundër Realit

  • 07 November 2017 - 18:01
Doktori i Barcelonës tregon nëse Dembele luan kundër Realit

Anësori francez, Ousmane Dembele pritet të kthehet nga lëndimi më shpejtë sa ishte parashikuar

Ousmene Dembele pritej të mungonte deri në fund të janarit të vitit 2018, por ai me shumë mundësi do të kthehet më herët.

Kjo është konfirmuar nga doktori i Barcelonës, Sakari Orava, i cili është përgjegjës për rikuperimin e francezit.

‘Rikuperimi i tij po shkon më shpejtë se sa pritej. Ai ka thënë se dëshiron të kthehet më herët se sa ishte planifikuar, por nuk e di nëse është e mundshme”, tha fillimisht Orava për Mundo Deportivo.

“A mund të luaj ai kundër Realit? Mund të luaj, mund të luaj, por nuk mund ta sigurojë plotësisht”, tha ai në fund.

Dembele kishte lënduar muskulin femoral të këmbës së majtë.

(Kosova Sot)