< Prishtina shtyn kualifikimin, humbet nga Belfius Mons në shtëpi - Sport - Kosova Sot
Prishtina shtyn kualifikimin, humbet nga Belfius Mons nė shtėpi

Prishtina shtyn kualifikimin, humbet nga Belfius Mons nė shtėpi

Ndeshja mes Prishtinës dhe Belfius Mons ka dalë të jetë mjaftë interesante dhe rivalizuese deri në sekondat e fundit. Në fund Prishtina u dorëzua në fund me rezultat 69:75. 

Prishtina e nisi shumë mirë takimin të vlefshëm për Europe Cup duke qenë në epërsi që nga fillim. Loja e mirë e Dardan Berishën dhe Andrew Lawrence e dërguan Prishtinën në epërsi në çerekun e parë me rezultat 24:21.

Edhe në çerekun e dytë Prishtina ishte më e mirë. Numri i pikëve ishte më i vogël dhe Prishtina e mbylli këtë çerek me rezultat 18:16.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 42:37.

Rënia e prishtinasve filloi në çerekun e tretë që e humbën 22:19.

Çereku i katërt ishte shumë i dobët për Prishtinën që nuk arrit të shënojë më shumë se tetë pikë.

Ndeshja u mbyll me rezultat 69:75 dhe Prishtina kualifikimin duhet ta kërkojë kundër turqve të Buyukcekmece.

Dardan Berisha ishte pothuajse i vetëm në këtë ndeshje.

Pejani shënoi 33 pikë, ndërsa u ndihmua nga Andrew Lawrence që shënoi 11 pikë.

Të mysafirët shkëlqeu Green me 19 pikë.

(Kosova Sot)

22 orë e 22 minuta më parë