‘Plisat’ me koreografi në mbështetje të ‘Grupit të Kumanovës’ (Foto)

  • 07 November 2017 - 22:25
‘Plisat’ me koreografi në mbështetje të ‘Grupit të Kumanovës’ (Foto)

Prishtina ka luajtur të martën më mbrëmje në shtëpi ndaj Belfius Mons të Belgjikës, ku ka pësuar humbje me rezultat 76:67.

Prishtina e ka shtyrë kualifikimin për në fazën tjetër të Europe Cup dhe i duhet fitore në ndeshjen e fundit.

Para ndeshjes ‘Plisat’ si zakonisht para ndeshje ka kënduar himnin kombëtare.

Ata kanë shfaqur edhe një koreografi për Grupin e Kumanovës’ që javën e shkuar mori dënim të madh në Maqedoni.

“Besa Besë – nuk ka burg që ju mban, e përjetshme është veç Shqipëria nanë”, ishte pankarta e zbuluar nga Plisat.

Koreografia ishte e shoqëruar me flamuj kombëtar.

‘Plisat’ njihet për qëndrimet e tyre nacionaliste dhe mbështetje të Shqipërisë Etnike. 

(Kosova Sot)