< Transferimet e janarit që mund të ndodhin në Ligën Premier, gjashtë lojtarët me një këmbë jashtë klubeve aktuale (Foto) - Sport - Kosova Sot
Transferimet e janarit qė mund tė ndodhin nė Ligėn Premier, gjashtė lojtarėt me njė kėmbė jashtė klubeve aktuale (Foto)

Transferimet e janarit qė mund tė ndodhin nė Ligėn Premier, gjashtė lojtarėt me njė kėmbė jashtė klubeve aktuale (Foto)

Vera në Ligën Premier pritet të jetë shumë e nxehtë me emra të mëdhenj si Philippe Coutinho, Alexis Sanchez dhe Virgil van Dijk, në listë për tu larguar. 

Lojtarë me skadencë në kontrata, por edhe për të kërkuar prej shumë kohësh nga disa klube mund të ndërrojnë mjedis.

Në listë mbetet edhe Riyad Mahrez, i cili ishte emër i lakuar në këtë verë.

Sportsmail ka zgjedhur disa nga transferimet më interesante që mund të ndodhin në dimër.

Philippe Coutinho (Liverpool)

Braziliani vazhdon të kërkohet me ngulm nga Barcelona.Liverpooli u ka rezistuar të gjitha ofertave deri më tani.

Flitet se më e larta ka qenë 120 milionë funte.

Jurgen Klopp e ka krijuar një dyshe të fortë me Mohamed Salah dhe Sadio Mane, ndërsa tani mund ta lëshojë brazilianin.

Alexis Sanchez (Arsenal)

Mund ta ketë fantin e Robin van Persiet që u shit te rivalët e Manchester United, por kiliani mund të shkojë te Manchester City që po ashtu janë rival.

Oferta mbetet 50 milionë funte edhe pse Sanchez ka edhe gjashtë muaj kontratë.

Virgil van Dijk (Southampton)

Southampton nuk e liroi nga skuadra Virgil van Dijkun edhe pse  Liverpool kishte ofruar 690 milionë funte.

Lojtari mund të largohet në këtë dimër, pasi Southampton i ka gjetur balancat në mbrojtje edhe pa të.

Riyad Mahrez (Leicester City)

Mahrez duket gjithmonë e më larg Leicesterit. Interesimi i Romës ishte i lartë në verë, por nuk ndodhi asgjë.

Mahrez mund të largohet në janar dhe shumë klub të mëdha janë vënë pas tij, pasi ai mund të luajë edhe në Ligën e Kampionëve.

Ross Barkley (Everton)

Mesfushori i Evertonit, ishte shuam afër kalimit te Chelsea në verë.

23 vjeçari mund të largohet tani në janar.

Jonny Evans (W Brom)

Mbrojtësi irlandezo-verior mbetet i lidhur me Manchester Cityn, por West Brom vazhdon të rezistojë.

Pep Guardiola kishte ofruar dy herë mbi 20 milionë funte për të.

Tony Pulis tani mund të bindet që ta shes.  

(Kosova Sot)

4 orë e 32 minuta më parë