< A do të transferohet Coutinho te Barcelona? Flet Suarez - Sport - Kosova Sot
A do tė transferohet Coutinho te Barcelona? Flet Suarez

A do tė transferohet Coutinho te Barcelona? Flet Suarez

Luis Suarez ka folur në një intervistë për Mundo Deportivo rreth Philipe Countinhos, lojtarit shumë të kërkuar nga Barcelona.

Suarez dhe Coutinho kanë luajtur bashkë në Liverpool, ku krijuan një shoqëri të fortë. I pyetur nga Mundo Deportivo rreth kalimit të mundshëm të tij te Barcelona, uruguaiani ka qenë pozitiv.

Suarez u pyet nëse ka folur me të rreth transferimin në Barça.

Ndërsa përgjigja e tij ishte: “Po, sepse jam shok me të”.

Ndërsa i pyetur nëse Coutinho do të vij te Barcelona, ai ka thënë: “Natyrisht, ai duhet të kenë dashur të vinte [verës] sepse është lojtar që ka ambicie dhe çdo lojtar dëshiron të vijë te Barcelona.” 

(Kosova Sot)

14 orë e 45 minuta më parë