< A është ky fillimi i fundit të Neymarit në PSG? - Sport - Kosova Sot
A ėshtė ky fillimi i fundit tė Neymarit nė PSG?

A ėshtė ky fillimi i fundit tė Neymarit nė PSG?

Ylli brazilian Neymar mbërriti në “Parc des Princes” para vetëm katër muajve, ndërsa bashkëlojtarët e tij ishin të lumtur që do të luanin me të dhe tifozët e PSG-së mezi besonin se e kishin blerë lojtarin e tretë më të mirë në botë. Megjithatë, diçka nuk është në rregull në kryeqytetin francez.

Neymar pati një mosmarrëveshje me Cavanin rreth ekzekutimit të penaltive në fillim. Tamam kur u mendua se ai problem u tejkalua, raportohet se Neymar tash ka probleme me trajnerin Unai Emery.

Neymar mungoi për shkak të lëndimit në fitoren 6-0 të PSG-së ndaj Angers, apo të paktën ky ishte arsyetimi i tij. Duke folur para ndeshjes, Emery tha: “Neymar mori një goditje në muskul dhe kjo gjë e ka shqetësuar sot në mëngjes. Fola me ekipin mjekësor dhe lojtarin dhe vendosem se më e mira do të ishte për të të qëndronte në Paris”.

Megjithatë, sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, kjo nuk është arsyeja pse mungoi Neymar.

“Neymar nuk është më i motivuar të luajë në Ligë 1. Për herë të parë në karrierë, braziliani ka vendosur të luajë si të dojë dhe kur të dojë”, raporton “Sport”.

(Kosova Sot)

16 orë e 47 minuta më parë