Suarez lëvdon Coutinhon: Do t’i ofronte shumë Barcës

  • 08 November 2017 - 12:17
Suarez lëvdon Coutinhon: Do t’i ofronte shumë Barcës

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka folur për mesfushorin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Coutinho kërkoi zyrtarisht largimin nga Liverpooli gjatë verës në një përpjekje për të siguruar një transferim te Barcelona.

Megjithatë, transferimi nuk u realizua dhe Coutinho mbeti te Liverpooli.

Suarez thotë se Coutinho ka shumë për t’i dhënë Barcelonës në vitet në vijim.

“Unë e njoh atë si person dhe si lojtar sepse unë kam luajtur me të, por të gjithë e dinë se Coutinho mund të kontribojë. Ai ka shumë për të dhënë te Barca”.

“Sigurisht se ai ka pritur transferim te Barcelona sepse është lojtar me ambicie dhe secili lojtar do të dëshironte të kalonte te Barca”.

“Ai kaloi nëpër moment të vështirë dhe të komplikuar, por si profesionist ai ka vazhduar të tregojë sa lojtar i mirë dhe cilësor”.

“Përkundër faktit se tentoi të largohet nga Liverpooli, ai vazhdoi t’i ndihmojë ekipit të tij dhe po tregon se është profesionsit dhe ka ambicie për të bërë hapa përpara”, u shpreh Suarez.

(Kosova Sot)