< Premtimi i Messit nëse Argjentina e fiton Kupën e Botës - Sport - Kosova Sot
Premtimi i Messit nėse Argjentina e fiton Kupėn e Botės

Premtimi i Messit nėse Argjentina e fiton Kupėn e Botės

Lionel Messi ka bërë një premtim interesant nëse Argjentina e fiton Kupën e Botës në Rusia 2018.

Nuk është sekret se Argjentina dëshiron ta fitojë Kupën e Botës me çdo kusht verën e ardhshme. Bërja Kampion i Botës me Argjentinën do t’ia kompletonte për bukuri Messit kabinetin e trofeve, e po ashtu dhuronte përfundimisht yllit të Barçes suksesin e nevojshëm për t’u konsideruar vërtetë si lojtari më i mirë në histori të futbollit.

Duke dolur para ndeshjes miqësore ndërmjet Argjentinës dhe Rusisë, e cila zhvillohet të shtunën në Moskë, Messi mezi e ka ndalur të qeshurën kur ka zbuluar se çfarë do të bënte nëse Argjentina e fiton Kupën e Botës vitin e ardhshëm.

“Nëse e fitojmë Kupën e Botës, premtoj se do të eci në këmbë nga Rosario në San Nicolas”, ka thënë 30-vjeçari për “TyC Sports”.

San Nicolas ndodhet më shumë se 70 kilometra larg vendlindjes së Messit, Rosarios. 

(Kosova Sot)

12 orë e 37 minuta më parë