< Galata arrin marrëveshje me Barcën për Arda Tuarnin - Sport - Kosova Sot
Galata arrin marrėveshje me Barcėn pėr Arda Tuarnin

Galata arrin marrėveshje me Barcėn pėr Arda Tuarnin

Galatasaray ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Barcelonës, Arda Turan.

Marrëveshja është huazim deri në fund të sezonit me opsion të blerjes komplete të kartonit të futbollistit.

Diario Sport citon raportimet e mediave turke që thonë se marrëveshja është 1.5 milionë huazim me opsion të marrëveshjes permanente.

Tash vendimi i mbetet vetëm lojtarit i cili ka kaluar pesë vjet në Superligën e Turqisë duke i fituar të gjitha trofet vendore para se t’i bashkohej Atletico Madridit.

Që prej kalimit në Camp Nou për 34 milionë euro, mesfushori ka vuajtur që të sigurojë një vend në formacionin startues, por ka shënuar 19 gola në 53 paraqitje në krejt garat.

Turku nuk ka luajtur në asnjë ndeshje për Barcelonën këtë sezon dhe klubi dëshiron që ta mundësojë largimin e tij sa më shpejt.

Arda Turan shihet si përforcim serioz i Galatasarayt që këtë sezon dëshiron ta fitojë titullin e kampionit të Turqisë. 

(Kosova Sot)

3 orë e 2 minuta më parë