PSG e gatshme t’i shesë dy yje për 80 milionë euro - Sport - Kosova Sot
PSG e gatshme t’i shesë dy yje për 80 milionë euro

PSG e gatshme t’i shesë dy yje për 80 milionë euro

Paris Saint-Germain është i gatshëm t’i shesë dy nga yjet e saj gjatë afatit kalimtar të janarit.

Le 10 Sport raporton se klubi parisien dëshiron t’i fitojë rreth 80 milionë euro nga shitja e Di Marias dhe Lucas Mouras në janar.

Gjigantit francez i duhet t’i plotësojë rregulloret e UEFA-s për Financial Fair Play duke siguruar të hyra.

Di Maria ka qenë objektiv i Barcelonës gjatë verës, ndërsa braziliani Lucas Moura ka qenë i lidhur me një kalim te Chelsea.

(Kosova Sot)

18 orë e 29 minuta më parë
26/09/18