PSG e gatshme t’i shesë dy yje për 80 milionë euro
Paris Saint-Germain është i gatshëm t’i shesë dy nga yjet e saj gjatë afatit kalimtar të janarit.
Le 10 Sport raporton se klubi parisien dëshiron t’i fitojë rreth 80 milionë euro nga shitja e Di Marias dhe Lucas Mouras në janar.
Gjigantit francez i duhet t’i plotësojë rregulloret e UEFA-s për Financial Fair Play duke siguruar të hyra.
Di Maria ka qenë objektiv i Barcelonës gjatë verës, ndërsa braziliani Lucas Moura ka qenë i lidhur me një kalim te Chelsea.
(Kosova Sot)