Messi: Unë përzihem në formacion te Argjentina, kjo është gënjeshtër

  • 08 November 2017 - 15:57
Messi: Unë përzihem në formacion te Argjentina, kjo është gënjeshtër

Spanja është në vazon e dytë për Kupën e Botës, ndërsa Lionel Messi preferon që ta shmang La Rojan. Ai flet edhe për lajmet që shkruanin se ai ka ndikim të madh te Argjentina dhe përzierjen në formacion.

Pasi që shënoi tre gola kundër Ekuadorit dhe e dërgoi Argjentinën në Kupën e Botës, Messi kthehet dhe flet për disa gjëra.

“Do të preferoja që ta shmangnim Spanjën, pasi është një kundërshtarë i vështirë”.

Ai ka folur edhe për spekulimet si ai zgjedh edhe lojtarët e formacionit.

“Vazhdoj të mendoj se do të luaj në Neëell’s Old Boys. Dëshira për të luajtur në Argjentinë gjithmonë qëndron”.

“Qeshi shumë kur dëgjoj të flitet për shokët e Messit”.

“Thonë se unë emëroj trajner, apo fusë lojtarë në fushë, por kjo është një gënjeshtër”.

“[Javier] Mascherano, [Angel] Di Maria, [Lucas] Biglia janë emra të mëdhenj të futbollit dhe kjo tregon mungesë respekti”.

“Ky nuk jam unë dhe kjo nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodh”.

“Nuk duhet të mungonin në Kupën e Botës, por ia dolëm”, ka thënë Messi. 

(Kosova Sot)