“Ronaldo nuk është më i miri, sepse është egoist”
Ylli i Real Madridit po kalon momente të vështira këtë sezon, pasi ka shënuar vetëm një gol në tetë ndeshje
Portugezi pak javë më herët e fitoi çmimin “The Best” si lojtari më i mirë në botë nga FIFA dhe është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë, të pestin më radhë.
Por, sipas ish mbrojtësit të Barcelonës, Dmitro Chygrynskiy, ylli i Realit nuk është futbollisti më i mirë në botë, sepse ai është egoist.
“Ronaldo është golashënues i mirë, por ai nuk është më i miri, sepse është vetjak. Messi është ndryshe, ai gjithmonë mendon për skuadrën”, tha Chygrynskiy për Cadena SER.
(Kosova Sot)