< Leipzig bllokon kalimin në janar të Keitas te Liverpooli - Sport - Kosova Sot
Leipzig bllokon kalimin nė janar tė Keitas te Liverpooli

Leipzig bllokon kalimin nė janar tė Keitas te Liverpooli

Liverpooli ka filluar të mendojë për afatin kalimtar të verës dhe tashmë ka përcaktuar objektivat e veta.

Një ndër futbollistët që u përfol se do të kalojë në radhët e skuadrës angleze është edhe Naby Keitas.

Por, skuadra gjermane e RB Leipzigut nuk e ka ndërmend të lirohet prej shërbimet të mesfushorit të tyre.

Ganezi për skuadrën gjermane ka pasur 39 paraqitje, ku ka realizuar nëntë gola

Këtë e ka konfirmuar për televizionet lokale drejtori sportiv, Ralf Rangnick, i cili ka arsyetuar vendimin e marrë prej klubit që këtë sezon luan në Ligën e Kampionëve.

“Edhe nëse nuk arrijmë të kalojmë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, nuk do ta lejojmë largimin e Keitas drejt Liverpoolit. Duam të kualifikohemi sërish për Evropë dhe ai na duhet”, ka thënë për Leipziger Volkszeitung, Rangnick.

Kujtomë se më 28 gusht 2017 u njoftua është arritur një marrëveshje me Leipzigur dhe Liverpoolit, ku Keita do t’i bashkohet anglezëve më 1 korrik 2018.

Liverpool u raportua se ka paguar klauzolën e lirimit prej 52 milionë eurosh duke mos përfshirë pagën e lojtarit.

(Kosova Sot)

9 orë e 36 minuta më parë