Januzaj: Kam shumë punë për të bërë
Mesfushori i Real Sociedad, Adnan Januzaj, është i kënaqur me nivelin që ka arritur, por dëshiron edhe më shumë
Adnan Januzaj më në fund ka shënuar golin e parë në La Liga me Real Sociedadin, në fitoren 3:1 ndaj Eibarit.
Por, ai thotë se i duhet punë më e madhe, në mënyrë që të përmirësohet edhe më shumë.
"Gjëja më e rëndësishme për futbollistin është që t'i fitojë me ekipin pikët e plota. Shpresojmë të vazhdojmë të ecim në këtë mënyrë”, tha Januzaj për faqen e Sociedadit.
“Ndihem mirë dhe po kthehem në nivelin e dëshiruar. Unë dua të shënoj gola, por për të arritur në nivelin e lartë kam shumë punë për të bërë. Përpiqem që ta ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem”, tha ai në fund.
Januzaj gjatë kësaj vere u transferua nga United në Sociedad për 11 milionë euro.
(Kosova Sot)