Benevento një ndeshje larg thyerjes së rekordit të zi të Unitedit

  • 08 November 2017 - 17:39
Benevento një ndeshje larg thyerjes së rekordit të zi të Unitedit

Benevento është vetëm 90 minuta larg thyerjes së një rekordi të zi të Manchester United, atë të 13 humbjeve radhazi në kampionat

Benevento do të përballet me Sassuolon më 13 nëntor, me shpresën që të mos jenë “të parët” për keq në historinë e futbollit elitar evropian.

Rekordi famëkeq i Manchester United i përket sezonit 1930-1931, kur ecuria negative prej 12 humbjesh radhazi u ndal në javën e 13 falë një fitoreje 2-0 ndaj Birminghamit. Atë vit, United përfundoi në fundin e tabelës.

Beneventos do t’i duhet shumë punë për të bërë, për të shmangur rënien nga kategoria “me nivelin më të paktë të pikëve” të regjistruar ndonjëherë, një rekord që aktualisht mbahet nga Pescara e sezonit të kaluar të Serie A me vetëm 18 pikë në 38 ndeshje.

Pescara fitoi vetëm dy përballje në fushë, ndërsa një e tretë iu akordua në tavolinë në sfidën me Sassuolon, ku ky i fundit futi në fushë një lojtar të pafederuar në “fitoren” e fillimit të sezonit ndaj bardhekaltërve.

Benevento ishte shumë pranë festimit të “pikës së parë” në Serie A pak javë më parë, kur ndeshej me Cagliarin, sfidë në të cilën barazuan në minutën e 94-t për t’u mposhtur vetëm një minutë më vonë me gol të Pavolettit.

(Kosova Sot)